Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje nuk e ka certifikuar për të tretën herë radhazi Listën Serbe për zgjedhje, kësaj radhe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Një vendim i ngjashëm ishte marrë edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ato lokale të 12 tetorit, të cilat më pas u rrëzuan nga PZAP.
Anëtari i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi, në emisionin FIVE ka kritikuar PZAP-në, duke thënë se është ky organ që po dështon të kryejë punën e vet.
Sipas tij, policia dhe KQZ-ja i kanë përmbushur detyrat, ndërsa gjyqtarët po i nënshtrohen presioneve politike, publike dhe madje edhe ndërhyrjeve diplomatike.
Ai ka theksuar se në këtë mënyrë po vazhdohet amnistimi i Listës Serbe, njësoj siç ka ndodhur deri tani edhe në Prokurori.
“Duhet të merreni me organin vendim marrës sepse nuk e kryen punën e tij [PZAP-ja], pse ata gjyqtarë i nënshtrohen presioneve politike, e ndoshta edhe publike të eksponentëve të caktuar edhe naj telefonate të ndonjë diplomati për të mbajtur raporte të mira për qëllime personale ata vazhdojnë të amnistojnë Listën Serbe ashtu qysh vazhdohet ë amnistohet nga Prokuroria deri më tani. Policia e ka kryer punën saj, KQZ e ka kryer punën e saj në momentin që nuk e certifikuar”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.
Ai ka theksuar se përgjegjësia e tij si zyrtar i betuar e obligon të vendosë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, pavarësisht presioneve të mundshme politike apo diplomatike.
“Para se të merrem me shqetësimet e kujtdo, unë jam i detyruar të respektoj detyrën time si anëtar i KQZ-së dhe betimin që kam dhënë para presidentes. Unë paguhem nga taksat e qytetarëve të Kosovës dhe detyra ime kryesore është të siguroj që demokracia në vend të mos rrezikohet nga organizime që sfidojnë rendin kushtetues”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se kritikat dhe vërejtjet e miqve ndërkombëtarë merren parasysh, por vendimet duhet të mbështeten vetëm në ligj dhe në informacionet e institucioneve të sigurisë.
Krasniqi ka shprehur shqetësim për nivelin e demokracisë që, sipas tij, “vazhdimisht sfidohet nga Lista Serbe”.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...