Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi ka bërë të ditur se një zjarr ka kapluar pyjet e Lybeniqit në Pejë dhe siç thekson ajo, është tejet shqetësuese.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu – Shoshi ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ndërsa potencoi se banorët janë duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin , përcjell Arbresh.info.
“Tejet shqetësuese zjarri që ka kapluar pyjet e Lybeniqit. Banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore. Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej”, ka shkruar deputetja e PDK-së.
Ajo u ka bërë thirrje institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...