Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të protestojnë sërish sot kundër vendosjes së Presidencës në objektin e kësaj ministrie.
Ata kanë nënshkruar edhe një peticion që pritet t’i dërgohet Presidencës, Kryeministrisë, Ministrisë së Administratës Publike dhe njëkohësisht zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Kulturës dhe të gjitha subjekteve politike në Kosovë.
Sot është dita e katërt që punonjësit e kësaj ministrie janë duke protestuar, derisa ata kanë paralajmëruar se do të protestojnë çdo ditë pune nga ora 10:00.
Ata po e kundërshtojnë fuqishëm zhvendosjen e stafit të Ministrisë së Kulturës dhe Sportit në një objekt privat./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...