Po vazhdojnë punimet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku edhe është mbyllur njëra korsi e rrugës për qarkullim.
Punimet do të zgjasin deri më 27 prill.
Në njoftimin e Komunës thuhet se nga rrethi te Komuna deri pas Teatrit Kombëtar do të bëhen punime rehabilituese që janë të domosdoshme pas dëmtimeve të shkaktuara nga automjetet me peshë të rëndë.
Megjithatë, ditëve të javës qarkullimi do të jetë i mbyllur vetëm gjatë natës, nga ora 19:00 deri në 07:00.
E, në fundjavë punime do të jenë gjatë gjithë ditës. Në njoftim thuhet se gjatë kohës së punimeve priten vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor, andaj rekomandohet shfrytëzimi i rrugëve alternative.
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...