Tre persona janë lënduar pasi janë përleshur mes vete, ka bërë të ditur Policia e Rajonit të Prizrenit me anë të një njoftimi.
Sipas policisë mbrëmjen e kaluar, Policia në Dragash ka reaguar pas një thirrjeje nga qytetaret se tre persona janë lënduar.
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Brezne të Dragashit.
Sipas informatave të para sipas policisë, i dyshuari i parë me inicialet N.K. ka goditur qëllimisht me veturë të dyshuarin e dytë me inicialet S.K.
Sipas policisë dy persona N.K. dhe L.K. kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Dragash, ku më pas është konstatuar se të njëjtit kishin pasur lëndime nga një mjet i mprehtë.
Dy të dyshuarit me auto ambulancë janë transportuar në drejtim të Spitalit Regjional në Prizren.
“Po ashtu me vonë edhe i dyshuari i S. K me automjet privat ishte transportuar në drejtim të spitalit regjional në Prizren”, ka njoftuar policia.
Njëri nga të dyshuarit me inicialet L.K. sipas policisë është hospitalizuar ndërsa dy të dyshuarit e tjerë N.K dhe S. K pas tretmanit mjekësor janë liruar.
I dyshuari me inicialet S.K. me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...