Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor, pas arritjes së se rreth 5 mijë vaksinave Pifzer të martën në mbrëmje.
Vaksinimi po bëhet për ata të cilët në herë e parë për shkaqe të ndryshme nuk janë vaksinuar, ndërsa vërhej një interesim nga mantilbardhët për të marrë vaksinën.
Doktoresha Shpresa Shala, e cila kishte ardhur për tu vaksinuar tha se për shkaqe shëndetësore nuk kishte mundur të vaksinohet më herët dhe e mirëpresin vaksinimin.
” Për shkaqe shëndetësore nuk e kom marr vaksinën në fazën e parë. Tash kom ardhur me marr bashkë më koleg. E kemi prit këtë vaksinë pasi jemi në përballje më pacient çdo ditë”, ka thënë Shala, për arbresh.info.
Kujtojmë se mbrëmë kanë arritur rreth 5 mijë vaksina Pfizer donacion nga Bashkimi Evropian për Kosovën. BE ka ndare rreth 95 mijë vaksina të tilla.
Në muajin mars në Kosovë kanë ardhur 24 mije vaksina Astra Zeneca ku janë vaksinuar një pjesë e personelit shëndetësor dhe personat mbi 85 vjeç./arbresh.info/


Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë