Nivelimi i pagave, rigjenerimi i vendeve të punës, kushtet dhe siguria në punë dhe mosekzekutimi i mjeteve në trust krahas ekzekutimit të pagës me vonesë, janë bërë problem shqetësues për punëtorët e kombinatit “Trepça” në flotacionin në Kishnicë.
Punëtorë dhe sindikalistë thonë se ishin detyruar të fillojnë grevë si shkak i mosplotësimit të kushteve esenciale minimale. Ata thonë se prodhimi ka ngecur dhe se këto probleme e kanë sjellë deri në këtë masë situatën faktike.
“Te na mungesë të punëtorëve ka shumë, një punëtor i ka tre vende të punës, unë profesionalisht punoj floter , punoj axhustator, ndonjëherë edhe elektricist nga zori”, ka thënë punëtori Skënder Maliqi.
Ka shumë për të dëshiruar, meqë edhe pagat pothuajse nuk po mund t`i marrim pa greva, thotë sindikalisti Xhevdet Zymberi.
“Këta na kanë obliguar se ne nuk ishim hy në grevë, ne gjithmonë kemi hyrë në grevë për rritje pagash a për mosekzekutim ka ndodh veç kësaj here. Edhe na kanë nda veç për neve u nda xhirollogaria”, ka thënë Zymberi.
Ekzekutimi i pagave për muajin mars është realizuar sot, megjithatë kjo nuk mjafton që greva të ndërpritet, pa zotimin nga Menaxhmenti i Trepçës për përmbushjen e kërkesave të punëtorëve, thonë punëtorët grevistë në flotacionin e Trepçës në Kishnicë.
Ndërkaq, zyrtarë të Menaxhmentit të kombinatit Trepça nuk ishin të qasshëm./rtk
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës