Punëtorët e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës Kosovës sot do të fillojnë grevën njëorëshe nga ora 10:00 deri në 11:00.
“Pas një analize të gjithë anëshme të situatës së krijuar, mosvullnetit politik të bartësve të institucioneve që tu përgjigjen dy kërkesave themelore të Shërbysve Civil të Kosovës, përkundër vullnetit dhe dëshirës së tyre nxorën një vendim për aplikimin e masës me të lehtë sindikale, grevë paralamëruese një orëshë brenda sektorit të punës duke filluar nga”, thuhet në njoftimin e sindikatave të Shërbimit Civil.
Kryesitë qendore të këtyre Sindikatave u bën thirrje institucioneve që të reflektojnë mbi kërkesat e shërbimit civil, kurse në rast se nuk ka reflektim institucional, nuk përjashtohet as mundësia për grevë të përgjithshme.
“Presim reflektimin nga institucionet e lartëpërmendura, që t’i bëjnë ndryshimet e premtuara sa i përket nivelizimit të pagave me sektorët tjerë të shërbimit publik dhe njohjen e përvojës së punës të nënpunësve civil të larguar me dhunë gjatë viteve 1990 – 99”, thuhet në fund të njoftimit të sindikatave.
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...