Shoqata Sindikale e Postës së Kosovës ka organizuar protestë para Kuvendit të Kosovës.
Shoqata Sindikale “Postieri” proteston kundër Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, raporton portali arbresh.info.
Kryetari i kësaj shoqate ka thënë se vendimi i kryetari të këtij komisioni është një vendim i keq dhe i papërgjegjshëm që është në dëm të punëtorëve.
Etrit Hoti, kryetar i “Postierit” ka kërkuar që kryetari i Komisionit të shkarkohet ose të japë dorëheqje.
“Ne nuk do ti mbyllim zyrat, ne do të vazhdojmë punën. Sot kemi dërguar një peticion për shkarkimin e kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Ai është dashur të konsultohet me menaxhmentin lidhur me këtë por ai s’na ka pyetur”, tha ai.
Ata kërkojnë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (KAKK), Valon Prestreshi, i cili me ndihmën e 2 nga gjithsejtë 5 anëtarë të KAKK, ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm, që dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje, për interesa të 3-4 kompanive private.
Sindikatat sqarojnë se Prestreshi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione. Po ashtu, do të deponohet në Kuvendin e Kosovës, peticioni i nënshkruar nga të gjithë punëtorët e Postës, me të cilin kërkojnë shkarkimin e anëtarëve aktuale të KAKK-së.


Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...