Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka njoftuar se punëtorët e Lotarisë së Kosovës, do të protestojnë të hënën para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të përmbushjes së pagave për punëtorët e Lotarisë së Kosovës nga ana e Qeverisë si aksionare e Lotarisë së Kosovës.
Sindikata nëpërmjet një njoftimi, paralajmëron se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.
Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë gati një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre.
Sindikata e Lotarisë së Kosovës fton të gjitha mediat të jenë të pranishme, gjithashtu i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Protesta nis në orën 11:00.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...