Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë paralajmëruar protestë me 1 maj.
Në njoftim thuhet se punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave ndërsa protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nga ora 12:00.
“Ja pse punëtorët e KEK-ut meritojnë rritje pagash! Kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë – është lodhje, është rrezik, është sakrificë çdo ditë. Më 1 Maj, në ora 12:00, të gjithë në sheshin Skënderbeu! Protestojmë për pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...