Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë të premtën

14:54 | 25 Prill 2023
Diellza Gashi

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës do të protestojnë të premtën në sheshin “Nëna Tereza”, në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media, Sindikata e KEK-ut ka marrë vendim që të premten në ora 11:00, do të protestojnë për kërkesat e parealizuar të tyre, arbresh.info.

Arsyeja e kësaj proteste sipas, sindikatës është për shkak se nuk është realizuar premtimi nga ana e Bordit për kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, për rritje të pagës.

Njoftim i plotë:

“Nga mbledhja e Kryesive të Sindikatave të KEK-ut më datë 20.04.2023 është marrë vendim për Protestë më datë 28.04.2023 duke filluar nga ora 11:00.  Protesta do të mbahet para zyrave të KEK-ut në Sheshin “NËNË TEREZA”. Edhe pse ishte një premtim nga ana e Bordit për realizimin e kërkesës së Sindikatave të KEK-ut por edhe premtim publik permes komunikatës së datës 03.04.2023.

Si më poshtë: Duke pasur tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit Prill të këtij viti, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut, do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave  se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut. Përkundër premtimit kjo nuk po ndodhë prandaj ne vazhdojmë. “Ngrite zërin për ta ngritur pagën””, është bërë e ditur në komunikatë./Arbresh.info/