Punëtorët e arsimit në Viti janë mbledhur për të protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Ata po protestojnë për shkak të mos daljes së pagave për muajin shtator. Me pankarta në duar ku shkruhej “Duam pagat tona” dhe “Edhe Vitia është Kosovë”, ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se java e ardhshme mund ta gjejë Vitinë në grevë.
“Java e ardhshme mund ta gjejë Vtin në grevë. Vitia por edhe qeveria le ta dij që ata kanë zërin e tyre që i mbron SBASHK-u”, tha Jasharaj./Arbresh.info/








Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër