Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë paralajmëruar protestë për ditën e nesërme.
“Ju njoftojmë se nesër me datë 25 maj 2022 duke filluar nga ora 11:30 punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë protestë para Ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin për medie.
Ata thonë se është rënduar gjendja ekonomike dhe sociale e punëtorëve të tyre.
“Të indinjuar me neglizhencën dhe injorimin nga ana e Qeverisë së Kosovës përkundër premtimeve të bëra, protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave tona e që janë Ligji për Lotarinë e Kosovës si dhe përmbushja e obligimeve, pagave për punëtorët tanë”, thuhet më njoftim./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri