Prej vitesh, mungesa e anesteziologëve ka qenë një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor.
Megjithatë, tashmë në QKUK dhe spitalet rajonale janë shtuar 25 anesteziologë të rinj, të cilët pritet të forcojnë kapacitetet profesionale të sistemit publik shëndetësor duke ndikuar drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve për pacientët.
Sipas Menaxhmentit të Klinikës së Anesteziologjisë, ky fluks i ri ka filluar të lehtësojë ngarkesën e punës, ndonëse numri i përgjithshëm mbetet ende nën nevojat optimale të të gjitha reparteve kirurgjike.
“Kjo e ka përmirësuar relativisht situatën sa i përket numrit. Nuk është numri që u nevojitet klinikave, duke pasur parasysh kapacitetet e mëdha që kanë, por megjithatë jemi të kënaqur me pranimin e anesteziologëve të rinj. Ata tashmë janë sistemuar nëpër klinika dhe efektet e para të përmirësimit po shihen, pasi është ulur presioni”, tha Ismet Jusufi, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.
Përveç rritjes së numrit të ndërhyrjeve kirurgjike, ky plotësim i stafit do të mundësojë edhe menaxhimin e pushimeve të rregullta vjetore për personelin ekzistues, i cili ka operuar nën mbingarkesë të vazhdueshme.
“Ajo që është e rëndësishme është se pjesa më e madhe e tyre nuk ka arritur t’i kryejë as pushimet vjetore të vitit 2025. Ngarkesa e madhe në punë ka shkaktuar lodhje të stafit. Tani, me shtimin e tyre, synojmë që të paktën ata që kanë punuar pa pushim të mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre”, vazhdoi Jusufi.
Pas pranimit të anesteziologëve të rinj, numri i përgjithshëm i anesteziologëve në QKUK ka arritur në rreth 60, duke qenë pjesë kyçe e çdo ndërhyrjeje kirurgjike, trajtimit intensive, menaxhimit të rasteve urgjente dhe shërbime te tjera të anestezisë./RTK
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...