Një person është arrestuar sot në fshatin Dubravë të Kaçanikut, pasi i njëjti në rrjetet sociale ka publikuar një video sekuencë duke përdorur armën e zjarrit.
Të dyshuarit, A.T 23-vjeçar i është konfiskuar arma e zjarrit, ndërsa është intervistuar nga policët hetues, përcjell Arbresh.info.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruiuar arma e zjarrit”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”/Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...