Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Gjakovë për armëmbajtje pa leje.
I njëjti kishte publikuar në rrjetet sociale një foto duke ekspozuar një armë zjarri.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Gjakovë/ 07.08.2024-12:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte publikuar një foto duke ekspozuar një armë zjarri. Nga i dyshuari janë konfiskuar 2 armë zjarri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...