Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), pritet të publikoj sot analizën e titulluar ‘Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave’.
“Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave” analizon ndryshimet në strukturën e popullsisë dhe ndikimin e tyre në financimet komunale, duke përfshirë shpërndarjen e Grantit të Përgjithshëm dhe ndikimin në financimet sipas numrit të banorëve dhe territorit. Gjithashtu, analizon ndryshimet në strukturën e nxënësve dhe mësimdhënësve për Grantin Specifik për Arsim, si dhe ndikimin në shërbimet shëndetësore për Grantin Specifik për Shëndetësi. Për më tepër, shqyrtohet ndikimi i ndryshimeve demografike në kategorizimin e komunave dhe pagat e stafit politik sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe standardeve të tjera të qeverisë”, njofton Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI),.
Në këtë konferencë do të flasin; Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Tahiri, Anëtar i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër