Qeveria e Kosovës publikon raportin e parë mbi financimin publik të organizatave të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës për vitet 2015-2016.
Raporti i cili u zhvillua me mbështetjen e projektit të BE-së “Mbështetja për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”, mbledh informacione në lidhje me institucionet e financimit, organizatat përfituese dhe shumat të disbursuara gjatë viteve 2015 dhe 2016.
Publikimi i raportit paraqet një hap të rëndësishëm në përmirësimin e transparencës së fondeve publike të OJQ-ve në Kosovë dhe do të bëhet një detyrë vjetore pas miratimit të rregullores së Qeverisë për kriteret, standardet dhe procedurat mbi financimin publik të OSHC-ve, të cilat do të jenë objekt i konsultimit publik gjatë javëve të ardhshme.
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...