Një 42 vjeçar është vrarë sot në një prej kafiterive që ndodhen në sheshin kryesor në Skenderaj.
Viktima në këtë rast raportohet se është Ismet Ibishi nga fshati Klinë e Ulët.

Sipas burimeve të mediumit Arbresh.info, dyshohet viktima dhe dorasi janë familjarë mes vete (djem të mixhës).
Arsyeja që çoi në ngjarjen me fatalitet dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për çështje të tokës.
Lajmi është konfimruar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se viktima është një 42-vjeçar,i cili është vrarë brenda një lokali.
LEXO EDHE:
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës