Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se janë shpallur rezultatet për pranimin e nxënësve në klasat e dhjeta.
Drejtoresha e Arsimit ka thënë se Komisioni ka kryer me saktësi punën e llogaritjes së pikëve, derisa ka ftuar ë gjithë ata që mund të kenë pakënaqësi eventuale t’i drejtohen me ankesë shkollës ku kanë aplikuar.
“Në të gjitha shkollat e mesme të larta të kryeqytetit janë shpallur rezultatet e pranimit të nxënësve në klasët e dhjeta. Të gjithë nxënësve të pranuar ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre të ri! Komisionet në shkolla kanë bërë një punë të mrekullueshme duke siguruar saktësi në përllogaritjen e pikëve. Megjithatë, i inkurajoj të gjithë nxënësit që mendojnë se nuk u janë marrë parasyshë pikët, të paraqesin ankesë me shkrim në shkollën ku kanë aplikuar”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas saj, ankesat do të shqyrtohen nga komisionet menjëherë./rtk
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh