Publikohen rezultat preliminare të regjistrit të diasporës

08:13 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës do t’i publikojë sot rezultatet preliminare të regjistrit të diasporës, të nxjerra nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31 dhjetor 2016.

Në këtë ngjarje, përveç publikimit të rezultateve preliminare, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – Platforma elektronike – e cila do të jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme