Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Ferizaj

18:45 | 13 Prill 2026
E.H

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar paraburgim ndaj reperit Betim Januzi, i njohur si Buta, pasi njëjti është përfshirë në një përleshje në Ferizaj.

I dyshuari E.H. dyshohet se e ka sulmuar Butën me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore gjatë përleshjes.

Ndërkaq, reperi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në tokë, duke rrezikuar njerëzit, si dhe ka poseduar armë pa leje.

Policia ka sekuestruar pistoletën dhe municionin e përdorur në ngjarje.

LEXO EDHE:

Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Butës

Klankosova.tv ka publikuar pamjet:

Shpërndaje në rrjete sociale