Në kuadër të Garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, sot publikohen rezultatet për nivelin komunal edhe për 6 komuna tjera.
Nga të dhënat për nivel komunal të garës, komuna e Pejës ka 124 fitues, komuna e Dragashit 64 fitues, komuna e Hanit të Elezit 99 fitues, komuna e Obiliqit 44 fitues dhe komuna e Novobërdës 92 fitues dhe komuna e Mamushës 57 fitues. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 480.
Për herë të parë në Republikën e Kosovës përmes Programit Nacional për Rininë, nxënësit e të gjitha shkollave nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën patën rastin që të jenë pjesë e garës, duke garuar fillimisht në nivel shkolle e më pas në nivel komunal.
Më të mirët në nivel komune do të garojnë edhe për nivelin republikan në fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.
Gara në Nacionale në kreativitet ka mobilizuar Drejtoritë Komunale të Arsimit, mësimdhënësit, nxënësit si dhe shumë akterë tjerë kanë punuar shumë për të zbatuar suksesshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave.
Gjeni të bashkëngjitur Listën e Fituesve të Garës Nacionale për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunat e lartcekura.
Pejë
Dragash
Hani i Elezit
Obiliq
Novobërdë
Mamushë
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...
“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha:...
Shkon në 39 numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në...