Hoxha Behar Mjekiqi ka shpjeguar veçantinë e muajit të Ramazanit. Muaji i shenjtë nis këtë të shtunë më 2 prill.
“Zoti i ka krijuar 12 muaj, njërin prej këtyre muajve e ka bërë muajin Ramazan dhe e ka dalluar këtë muaj me shumë gjëra”, thotë Mjekiqi.
“E ka dalluar edhe me agjërim, edhe me përkushtim edhe e ka bërë muaj të Kuranit edhe me lexim të Kuranit edhe me sadaka, edhe me vizita të ndërsjella njëri te tjetri”, shtoi ai.
“Ky muaj është i dalluar dhe njeriu duhet të përgatitet për këtë muaj dhe duhet ta pres sa më mirë për arsye se ky muaj është muaji i faljes, ky muaj është muaji i rahmetit, ky muaj është muaji i mëshirës, ky muaj është që t’i falë zoti gjynahet, jo vetëm këtë muaj zoti i falë gjynahet 24 orë, shtatë ditë në javë, 12 muaj të vitit dhe gjithë jetën tende sa je gjallë sepse zoti është falës”, tha Mjekiqi emisionin DPT.
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen
Katër super përballje sonte në Ligën e Kampionëve – sy...
Kurti pret sot në takim ministren e Shqipërisë, Elisa Spirop...