Partia Socialdemokrate përmes një komunikate ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë.
PSD shprehet se mesazhi i Pashkëve është që pakica të mos varfërojë shumicën dhe që drejtësia të ngadhënjejë ndaj padrejtësisë. Komunikata e plotë: Partia Socialdemokrate ua uron Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë që festojnë sipas kalendarit julian.
Sot rikujtojmë nevojën për më shumë solidaritet, mirësi dhe barazi. Për respektim të dinjitetit të çdo njeriut, pavarësisht përkatësisë dhe bindjeve të tij.
Mesazhi i Pashkëve është që pakica të mos varfërojë shumicën dhe që drejtësia të ngadhënjejë ndaj padrejtësisë.
E drejtë kushtetuese; liria e besimit, ndërgjegjës dhe e fesë, të kultivohet e zhvillohet kundrejt çfarëdo fanatizmi dhe stigmatizimi.
Për Republikën qytetare. Bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare.
Nga mot gëzuar Pashkët!
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...