Përmes një aksioni simbolit, aktivistë të PSD-së vendosën një pllakatë në oborrin e presidencës, duke e shpallur atë nën degë të Vetëvendosjes.
Pas këtij aksioni, ka reaguar zyra e Presidencës së Kosovës.
“Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24 orëshe. As Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës. Të gjitha veturat e Presidencës, çdo ditë janë në parking, ndaj, pretendimet e PSD-së, janë të pavërteta dhe tendencioze”, thuhet ndër të tjera në reagim, shkruan arbresh.info.
Reagimi i plotë:
U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani sipas ligjit, obligohet të lëvizë me veturë të Policisë së Kosovës dhe nën mbrojtjen e saj 24 orëshe.
As Presidentja e as stafi i saj nuk përdorin vetura të Presidencës.
Të gjitha veturat e Presidencës, çdo ditë janë në parking, ndaj, pretendimet e PSD-së, janë të pavërteta dhe tendencioze.
Rivaliteti politik nuk duhet të përdoret për diskreditim të institucioneve të shtetit.
Përgjegjësia që të ruhet integriteti i institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të tyre është e të gjithëve.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...