Pas 16 vitesh karrierë në gazetari, Arbana Xharra ka vendosur t’i hyjë politikës.
Para disa ditëve, ajo edhe zyrtarisht u bë anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën dikur e kishte quajtur parti të krimit e korrupsionit.
Për këtë veprim, ajo u kritikua mjaft shumë edhe nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, të cilët shkruanin komente fyese në drejtim të saj.
Mbrëmë, Xharra ka publikuar një fotografi në profilin e saj në “Facebook” nga konferenca në të cilën zyrtarizoi anëtarësimin në PDK, me mbishkrimin “Me kërkesë të lexuesve”.

Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...