Shoqata “Bizneset e Vogla” ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të organizojnë protestë përpara Komunës së Protestës.
Sipas kësaj shoqate, do të protestohet kundër diskriminimit në shfrytëzimin e hapësirave publike dhe veprimeve selektive e të padrejta nga Inspeksioni i Komunës së Prishtinës ndaj bizneseve të vogla.
“Kërkojmë trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbështetje për bizneset që mbajnë ekonominë lokale gjallë! Të bashkuar për drejtësi dhe dinjitet”, theksohet në njoftim.
Shoqata “Bizneset e Vogla” i ka ftuar të gjithë anëtarët, qytetarët dhe përkrahësit që të marrin pjesë në protestë./Arbresh.info
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar
Sulmohet ambasada amerikane në Irak
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën