Për një orë e 40 minuta edhe rruga që të qon drejt fshatit Padalishtë të Istogut është bllokuar nga banorë të këtij fshati.
Policia njofton se sot nga ora 08:00 deri në ora 10:40 në fshatin Padalishtë të komunës së Istogut, përkatësisht në lagjen ‘Imeraj’ tek varrezat, kanë dalë rreth 25 qytetar me tri automjete, për të protestuar në lidhje me ardhjen në Kosovë të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq.
“Këta persona kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve . Gjithashtu këta pesona kanë mbajtur në dorë flamuj të shtetit Kosovës dhe Bashkimit Evropian , si dhe pankarta me mbishkrime ‘Vuçiq na lër të qetë’, ‘ ta ndërtojmë Kosovën së bashku ‘ dhe pankarta me mbishkrimin‘ Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuçiqi ’ etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme gjatë protestimit dhe protesta ka kaluar pa problem, me ç’rast edhe rruga është liruar për qarkullim rreth orës 10:40.

Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin...
Albin Kurti organizon Festën e Fitores dhe të Vitit të Ri, m...
Grabitje si në filma në Gjermani: Nga 3 mijë kasaforta vjedh...
Elbasan/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 66-...
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fis...
Magjia e tavolinës së Vitit të Ri, disa ide dekorimi