Ndërrimi i flamurit kombëtar me atë shtetëror duket se nuk u ka pëlqyer të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Pas ndërrimit të flamujve që iu bë sonte “Te Rrethi”, një grup qytetarësh kanë bërë thirrje përmes një ftese në Facebook që nesër të mblidhen për të rivendosur flamurin kombëtar.
“Nesër (14.02.18) nga ora 13:00 në mesditë takohemi te Rrethi i Flamurit, për ta kerkuar rivendosjen e flamurit tonë kombëtar të larë me lot e me gjak. Në rrethin e flamurit nuk ka vend asnjë flamur tjetër pos ati kombëtar, ky flamur me jetë është mbrojtur e kështu do mbrohet. Flamuj të tjerë vendosni kudo, por jo në vendin që i takon shqiponjës sonë. Shqiptarë BASHKOHUNI! Ejani te gjithe me flamura KUQ E ZI!”, thuhet në ftesë.

Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot