Policia e Shqipërisë ka njoftuar se sot do të ketë një bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, për shkak të protestës që do të mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Në njoftimin zyrtar, policia ka paralajmëruar për një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në këtë protestë, ndërsa bllokimi i qarkullimit do të zgjasë rreth dy orë.
“Plane të posaçme veprimi janë hartuar dhe kanë nisur zbatimin, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë, që do të zhvillohen në kryeqytet gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës. Planet synojnë gjithashtu të lehtësojnë trafikun, të orientojnë qytetarët dhe të garantojnë sigurinë publike. Në këtë kuadër, informojmë qytetarët se: -do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbej”, konkretisht prej orës 17:00 deri rreth orës 19:00”, thuhet në njoftim.
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...
28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...
Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump