Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me protestën gjithëkombëtare të 17 tetorit, që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në orën 17:00.
Protesta është thirrur në përkrahje të çlirimtarëve të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale.
Spiropali e ka quajtur këtë proces të padrejtë dhe të pabazuar në fakte, duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë në përkrahje të Kosovës dhe në denoncimin e padrejtësive ndaj UÇK-së.
Në reagimin e saj, Spiropali nënvizon se me ish-krerët e UÇK-së në burg, ndërgjegjja kombëtare shqiptare nuk mund të jetë e qetë.
‘Ajo që lindi si gjykatë speciale e parimeve të së drejtës nuk mund të jetë pafundësisht sinonim i padrejtësisë e turp i drejtësisë ndërkombëtare, që kërkon të përmbysë historinë, të relativizojë të vërtetën, të përdhosë sakrificën përmes padrejtësive proceduriale, paraburgimit të zgjatur pa gjyq. E mbi të gjitha kur sot, ka vetëm një grusht akuzash të pabaza, të pafaktuara, pjellë e një raporti të diskretituar tanimë si prodhim fantazie nga hetimet serioze kombëtare dhe ndërkombëtare. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë dhe i pandashëm në përkrahje të Republikës së Kosovës, por edhe në denoncimin e kësaj padrejtësie, deri në kthimin në shtëpi të luftëtarëve. Të premten në 17 tetor, në sheshin “Skënderbej”.Shqiptarët bashkë për Lirinë! Për Drejtësinë! Për Kosovën”, shkroi ajo./Arbresh.info
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A