Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se sot është mbajtur një protestë në fshatin Nikaj të Kacanikut afër autostradës ‘Arbën Xhaferi’, në shenjë pakënaqësie për mos’hapjen e një rruge.
Në njoftim thuhet se protestuesit penguan punimet e kompanisë ‘Bechtell&Enka’, e që rezultoi me arrestimin e gjashtë personave, transmeton Indeksonline.
Më poshtë njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 10:00, në fshatin Nikaj të Kaçanikut, në afërsi të autostradës “Arbën Xhaferi”, në shenjë pakënaqësie për mos hapjen e një rruge alternative, kanë protestuar rreth 30 persona – kryesisht banorë të kësaj zone, të cilët kanë penguar punimet e kompanisë “Bechtell & Enka”.
Në lokacionin e lartpërmendur kanë dal zyrtarët policor të SP të Kaçanikut të mbështetur edhe nga NJRSH e Ferizajt.
Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka arrestuar dhe sjell në stacionin policor gjashtë (6) persona të cilët nuk i kishin zbatuar urdhrat e ligjshëm.
Lidhur me këtë, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ua ka shqiptuar gjobat mandatare (tiketë) të gjashtë personave dhe të njëjtit janë liruar.
Bëhet e ditur se protestuesit tjerë janë shpërndarë dhe se punimet në autostradë kanë vazhduar pa ndonjë pengesë.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...