Dy vrasje nëpër kazino në Kosovë, u bënë shkas që institucionet të intervenojnë për mbylljen e lojërave të fatit.
Me anë të Projektligjit të përgatitur nga Qeveria e Kosovës e cili u miratua edhe në Kuvend, lojërat e fatit do të mbyllen për 10 vjetët e ardhshme në Kosovë, raporton lajmi.net.
E menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij projektligji, institucionet kanë filluar me mbylljen e bastoreve dhe lojërave tjera të fatit në Kosovë.
Madje, në disa raste, policia ku i gjeti disa duke funksionuar, arrestoi edhe disa persona.
Ato po funksionojnë normalisht, si para miratimit të ligjit.
Secili qytetar i Kosovës mund të hyjë lirshëm në ueb-faqet e të njëjtave, dhe të luajë normalisht.
Nuk dihet nëse institucionet e Kosovës kanë ndonjë strategji për mbylljen e basteve online, mirëpo deri në veprimin e tyre të njëjtat po vazhdojnë të funksionojnë rregullisht. /Lajmi.net
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C