Disa kultivues të mollës nga Kosova kanë dal sot në sheshin “Nënë Tereza” për të promovuar vjeljen e mollës nga rajonet e ndryshme të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Prodhuesit ekspozuan mollët e tyre që ishin të cilësisë së lartë, të njohura si ekstra klasë.
Qytetarët që kalonin nëpër shesh kishin mundësinë të shijojë edhe lëngun e shtrydhur të freskët dhe materialin mbushës të mollës, së bashku me tortë dhe ëmbëlsirat e mollës.
Zëvendës Drejtori i misionit të USAID-it Majk de lla Rosa, gjatë ditës vizitoj nga afër këta kultivues me të cilët bisedoi për kushtet e tyre.
Ai falënderoi të gjithë vizitoret dhe tha se ajo çfarë synojmë të arrijmë është që të zëvendësohet importi në Kosovë.
“Gjatë dy viteve të fundit USAID i’u ka shpërndarë 14 mijë fidanë të mollës fermerëve kosovarë dhe ajo që ne synojmë të arrijmë në afat më të gjatë është që të zëvendësojmë importin. Ky zëvendësim i importit do të thotë molla me qenë me çmime me të volitshme për konsumatorin kosovarë gjithashtu do të thotë krijim i vendeve të reja të punës “, tha ai.
Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i programit, Mark Wood tha se sot mund të shihni llojllojshmëri të reja të mollës që nuk kanë ekzistuar më parë në Kosovë dhe kjo iu mundëson fermerëve kosovarë që të jenë konkurrentë me prodhuesit e jashtëm.

Nga ana tjetër kultivuesi Rexhep Spahiu nga Agrovisioni bëri thirrje që Ministria dhe Qeveria të bëjnë diçka për të ndaluar importin e mollës nga vendet tjera në mënyrë që mollët vendore të kultivohen më shumë në tregun kosovar.
“Nuk jemi aq të kënaqur me shitjen, arsyeja është sepse bëhet importimi i mollës shumë në Kosovë. Me të vërtetë duhet të marrin masa ministria dhe qeveria që ta ndërpresin importin derisa të ketë prodhim vendor. Me prodhime tona duhet të këputet edhe zinxhir i importit”, tha ai.
Kjo është një ngjarje promovuese dy-ditore dhe do të mbahet nga 13 deri 14 nëntor./Arbresh.info
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...