Në Prokurorinë e Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është realizuar procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e këtij institucioni prokurorial.
Në bazë të kompetencave ligjore, nga radhët e PSRK-së, nga 15 prokurorë sa ka kjo prokurori, të drejtën për t’u kandiduar për anëtar të KPK-së e kanë shfrytëzuar prokurorët e shtetit: Drita Hajdari, Merita Bina – Rugova, Naim Abazi dhe Valdet Gashi.
Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie dhe pas procesit të votimit të rundit të parë dhe numërimit të votave, rezultoi që asnjëri kandidat nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i KPK-së.
Procesi i votimit u përsërit, duke u mbështetur në rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, me ç’rast të drejtën për t’u kandiduar e fituan Merita Bina – Rugova dhe Naim Abazi, të cilët në rundin e parë morën më së shumti vota – nga 5 secili.
Pas procesit të votimit të rundit të dytë dhe numërimit të votave, prokurorja Merita Bina – Rugova u zgjodh anëtare e Këshillit Prokurorial nga radhët e PSRK-së me 8 vota për, ndërsa kundërkandidati i saj, prokurori Naim Abazi, mori 7 vota.
Procesi zgjedhor në PSRK është zhvilluar pas dorëheqjes së anëtarit të KPK-së nga radhët e kësaj prokurorie, prokurorit Blerim Isufaj..
Zgjedhjet e mbajtura sot në PSRK janë monitoruar nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...