Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim për anulimin e pjesshëm të vendimit Nr.1458/2022 (pika I dhe IV mbetën në fuqi) dhe nga dita e hënë, 5 dhjetor 2022, të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës do të rifillojnë punën me kapacitete të plota.
“Pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë deri në një vendim tjetër, ndërsa KPK dhe prokuroritë do të marrin pjesë në komisionet dhe grupet tjera ku pjesëmarrja përcaktohet me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Ky vendim i KPK-së vjen pas Aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila ka aprovuar propozimin për caktimin e masës së sigurisë lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve.
Edhe me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës i bënë thirrje Qeverisë të Republikës së Kosovës që të bëjë shfuqizimin e vendimit të saj Nr.03/109, të datës 23 nëntor 2022, për zvogëlimin e pagave të prokurorëve./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...