Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është mbrojtur në heshtje për rastin e rezervave shtetërorë të enjten në Prokurorinë Speciale.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Arbnora Luta zëdhënësja e Prokurorisë Speciale.
Prokuroria ka thënë se Hajdari është paraqitur për t’u deklaruar në cilësinë e të pandehurës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka thirrur Rozeta Hajdari, që të paraqitet në prokurori për t’u deklaruar në cilësinë e të pandehurës, në kuadër të hetimeve për rastin ‘Rezervat shtetërore’. Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit të këtij rasti penal. Megjithatë, znj.Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, sikurse herën e parë kur ishte ftuar në prokurori për këtë çështje. Rasti është duke u trajtuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale”, ttha Luta në përgjiget për Arbresh.info.
Lexo edhe:
Rezervat shtetërore: Rozeta Hajdari shkon sërish për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale
Rozeta Hajdari përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit