Pesë serbë janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës në Gjilan pas dyshimit se kanë kërcënuar, shantazhuar dhe kanë bërë presion ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të dhënë dorëheqje nga ky institucion.
Mirëpo, të pestit pas intervistimit i ka liruar Prokuroria në procedurë të rregullt. Lirimin e ka arsyetuar duke thënë se provat e policisë nuk ishin të mjaftueshme për ndalim apo paraburgim. Arrestimi i të dyshuarve është përcjellë me reagime nga autoritetet në Beograd, të cilat kanë kërcënuar edhe me tërheqje nga dialogu në Bruksel.
Shefi i të ashtuquajturit Qarku i Anamoravës së Kosovës, Radovan Stojkoviq; drejtori i degës së Shërbimit Kombëtar të Serbisë për Puan Deniq; i punësuari në Ushtrinë e Serbisë, Nenad Stojanoviq, si dhe dy të tjerët të papunë, Aleksandar Gjorgjeviq dhe Nenad Stojanoviq janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan nga Policia e Kosovës.
Që të gjithë janë shtetas kosovarë. Për arrestimin policia ka njoftuar përmes një komunikate të dërguar për media.
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt