Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot e ka vizituar Prokurorinë Themelore në Pejë ku u prit nga kryeprokurori, Agim Kurmehaj dhe zëvendëskryeprokurori, Ersan Çavolli.
Në një postim në Facebook, Haxhiu është shprehur se është njoftuar për mungesën e vogël të numrit të prokurorëve.
Ministrja u njoftua për sfidat me të cilat përballet Prokuroria Themelore në Pejë, përfshirë mungesën e prokurorëve, ku aktualisht janë vetëm 11 nga 19 prokurorët e nevojshëm.
Postimi i plotë:
Vizitë në Prokurorinë Themelore në Pejë
Sot, vizitova PTH në Pejë, me ç’rast u prita nga kryeprokurori, Agim Kurmehaj dhe zv. kryeprokurori, Ersan Çavolli.
I njoftova për prioritetet tona që ndërlidhen me reformën, punën që po bëjmë me fokus në adresimin e dhunës në familje ku vetëm nga janari e deri më sot në Komunën e Pejës janë raportuar 258 raste të dhunës në familje si dhe i njoftova për politikat në fuqizimin e ligjeve dhe mekanizmave që merren me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin.
U njoftova për angazhimin e tyre sidomos për këto raste dhe po ashtu për numrin e vogël të prokurorëve 11 nga 19 prokurorë sa ishin, por që pavarësisht kësaj rezultatet nuk kanë munguar.
Pas takimit, vizituam hapësirat e kësaj prokurorie ku takuam prokurorë, bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjor, ndërmjetësues dhe staf tjetër administrativ.
Në fund i falenderova për punën dhe angazhimin dhe i ofrova mbështetjen time për tejkalimin e sfidave./Arbresh.info/
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...