Prokuroria Speciale e Kosovës ka shëndjestruar edhe dy raste të reja.
Siaps njoftimit të kësaj prokurorie, rastet e shënjestruara janë raste të Krimeve të Rënda.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani.
“Po ashtu, ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot kanë shënjestruar edhe dy raste të reja, në të cilat raste ka të sekuestruar dobi pasurore qe konsiderohet pasuri e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale, vlera e të cilave është e një shkalle shumë të lartë”, bën të ditur kjo prokurori./arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...