Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjakovës ndaj B.U. për vepër penale që ndërlidhet me terrorizëm.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kundër personit B.U. në drejtim te veprës penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist në tentativë, nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria e Shtetit.
Bëhet se ditur se, sipas aktakuzës për të pandehurin B.U. ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod se, i njëjti në periudhën kohore korrik 2014 deri në fund të muajit nëntor 2014, ka marr pjesë në veprimtarinë e grupit – organizatës terroriste, të quajtur ISIS, e cila operon në konfliktin e armatosur në Siri.
“Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor i pandehuri, për veprën penale që akuzohet, të shpallet fajtor dhe të gjykohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës