Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kreyziu ka thënë se Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim.
“Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër. Presim një përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”, ka thënë Kryeziu për Rtk-në
Kryeministri Kurti ishte ftuar të hënë nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar si dëshmitarë, por nuk ishte paraqitur, pasi që ndodhej për vizitë zyrtare jashtë vendit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, edhe të hënën ka thënë se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.
Sulm me bombë në Moskë, raportohet vrasja e një gjenerali të...
Edon Sadriu rikthehet te Llapi
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksiden...
Shpërthen një depo fishekzjarrësh në SHBA
Cakolli: Afati 30 ditor e fut vendin në një krizë
Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn