Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se nuk ka arritur të grumbulloj prova të mjaftueshme, të cilat e përfshijnë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo në keqtrajtime të shqiptarëve gjatë luftës, raporton Arbresh.info.
“Në bazë të raportimeve të mediave lidhur me pohimin e disa qytetarëve nga lagja “Dardania” në Prishtinë, për keqtrajtimet nga ministri i bujqësisë, Nenad Rikalo gjatë luftës në Kosovë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave të nevojshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Tutje, prokuroria thotë se në rast të provave të reja, është e gatshme të hap një hetim të ri.
“Në bazë të rezultatit të hetimit preliminar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale për krime lufte. Në rast paraqitjes eventuale të provave të reja prokuroria mund të hapë një hetim të ri”, bën të ditur prokuroria.
Ndryshe, menjëherë pas emërimit të Rikalos në krye të ministrisë së Bujqësisë, disa qytetarë të lagjes Dardania në Prishtinë, patën hedhur akuza të rënda ndaj tij. Sipas deklaratave të tyre, Rikalo kishte keqtrajtuar dhe maltretuar shqiptarë gjatë kohës së luftës./ Arbresh.info/
Kurti në ora 16:00 mban konferencë për media
Presidenti i Iranit: Ndërmjetësimi duhet të drejtohet nga at...
Presidenti i Iranit njofton se kanë filluar përpjekjet për n...
Betimi i ministrave të rinj, Rama mban mbledhjen e parë të q...
Lëndimi i Ronaldos më serioz se sa pritej, rrezikon Kupën e ...
Abdixhiku shprehet i gatshëm për zgjedhje: Kurdo që presiden...