Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka mbajtur sot konferencë për media për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik, Muhamed Lika.
Prokuroria ka hedhur poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen.
Prokurori ka thënë se të gjitha provat tregojnë se vrasja ka qenë e planifikuar.
Prokurori i çështjes ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të kalibrit 4.9mm, si dhe arma e zyrtarit policor të ndjerit. Sipas tij, nga të dhënat deri më tani, nuk ka pasur shkrepje me armë nga ana e viktimës.
“Nuk kanë përdorur maska por kanë përdorur kapela por duke marrë parasysh që rasti ka ndodhur pas orës 23:00 dhe ka qenë errësirë dhe puna po bëhet edhe më e vështirë”, u shpreh prokurori.
Tutje ai tha se nuk ka të bëjë me grabitje por ai në atë kohë e ka përfunduar ndërrimin e orarit të punës dhe ka qenë duke shkuar në shtëpi, dhe sipas tij qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi i tij.
Prokurori i çështjes, Ismet Rrahmani, tha se viktima ka marrë vetëm një goditje dhe se nuk ka pasur antiplum.
“Kjo vrasje ka qënë e organizuar dhe qëllimi kryesor ka qenë vrasja e tij”
Tutje ai tha se në vendin e ngjarjes nuk është zonë qe mund të ishtë target për grabitësit.
Prokurori tha se rasti ka ndodhur ne shkallet e ndërtesës.
“Nuk kemi të dhëna që është përcjell por vetëm që rasti ka ndodhur të shkallet e banesës së tij”
Në vitin 2021 ishte djegur lokali i rreshterit në fjalë.
“Deri tani ne nuk kemi mundur që të ndërlidhim ndonjë shkak që të ishte djegia e lokalit e lidhur me rastin e vrasjes”, tha prokurori i Ferizajt.
Në fund behët thirrje qe të gjithë qe kanë informacione rreth rastit të informojnë organet e drejtësisë në mënyre që ky raste të merr sa me shpejt zbardhje./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Çerkini: Do të punojmë shumë qe sa më parë të kemi zbardhjen e rastit
Vrasja e policit në Kaçanik, Prokuroria Themelore në Ferizaj mban konferencë për media
Kryeprokurori i Ferizajt për vrasjen e policit: Aktin e kanë kryer dy persona
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...