Policit që u vra mbrëmë në Kaçanik, i ishte djegur lokali në vitin 2021.
Megjithatë, Prokuroria thotë se nga hetimet e deritashme nuk është gjetur ndërlidhje mes këtyre dy rasteve, raporton Arbresh.info.
Kështu tha në një konferencë për media, Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, në konferencën për media. Ai tha se as për rastin e vitit 2021, nuk dihen kryerësit.
“Është një rast që ka ndodhur më 2021, e saktë është që është djegur lokali i rreshterit në fjalë, por për shkak të kohës së gjatë nuk kemi mundur të ndërlidhim ndonjë motiv, arsye apo shkak që djegia e lokalit do të ndërlidhej me vrasjen. Nuk ka ndonjë lidhshmëri deri më tani që ka të bëjë me lidhjen e këtyre dy rasteve. Deri më tani nuk dihen personat që kanë kryer këtë akt më 2021”, ka deklaruar Çerkini./Arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen