Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmon nisjen e hetimeve dhe arrestimin e disa personave zyrtarë të Ministrisë së Financave rreth dyshimeve për avullimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Zëvendës- kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha i ka thënë arbresh.info se rasti është në hetimet fillestare dhe për këtë rast ka edhe të arrestuar.
“Rasti është në fazën fillestare të hetimeve, e di që është arrestuar dikush, por nuk e di kush dhe nuk mund të japim më shumë detaje në këtë fazë”, ka thënë Berisha.
Ndryshe, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media për të dhënë detaje rreth këtij rasti. /arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...