Irfan Lipovica, ish-sekretar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur sot për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Rezervat shtetërore’. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë”, tha ajo.
Ndryshe, në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore, Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Drita rikthehet në krye të tabelës, garë e ashpër për Evropë...
31-vjeçarja nga Kosova gjendet e pajetë në rrethana misterio...
Kush do ta fitonte Big Brother-in mes Selin dhe Gjestit? ...
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit