Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për të mitur kërkon që Gjykata Themelore të shqiptoj masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarave për vrasjen e 16 vjeçarit, Aulon Zeka.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ekrem Lutfiu i ka thënë Arbresh.info se ekziston dyshimit i bazuar se dy tw dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 pika 1.1dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK .
“Prokuroria Themelore Prishtinë – Departamenti për të mitur, ka marrë aktvendim mbi fillimin e procedurës përgatitore dhe ka bërë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të miturve G.H, dhe R.G, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 pika 1.1dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thotë Lutfiu për Arbresh.info.
Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur në mëngjesin e së shtunës rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup./Arbresh.info/ Gita Lushi


Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...